Ballina Politika Nga Macron, Erdogan, Merz dhe Meloni/ Rama ‘kthen në fëmijë’ liderët e...

Nga Macron, Erdogan, Merz dhe Meloni/ Rama ‘kthen në fëmijë’ liderët e Europës, videoja e veçantë me ‘AI’ para Samitit

57
0

Surpriza para nisjes së Samitit Evropian në Tiranë ishte video e krijuar me AI ku liderët evropianë të shndërrruar në “bebe” përshëndesin në gjuhët e tyre Shqipërinë si vendi mikpritës.

Kjo ide e veçantë e organizatorëve të Samitit ka shkaktuar të qeshura mes pjesëmarrësve, ku ka spikatur kryeministrja italiane Giorgia Meloni e cila e ka përcjellë me të qeshur të gjithë shfaqjen e përshëndetjeve të “fëmijëve” liderë evropianë.

Të qeshura ka shkaktuar përshëndetja e “bebi” Erdogan, Macron dhe në fund Rama si mikpritës i Samitit.