Në fjalimin e tij të parë para diplomatëve botërorë, Papa Leoni XIV ka theksuar rëndësinë e respektimit të dinjitetit të migrantëve dhe ka bërë thirrje për një ndalim të prodhimit të armëve, duke i kërkuar shteteve që ta vendosin paqen si prioritet kryesor.
Ai ka shprehur solidaritet me ata që janë të detyruar të shpërngulen, duke u përshkruar veten si “pasardhës të emigrantëve”.
Në këtë fjalim të premtes, Papa e ka ripërsëritur mësimin tradicional të Kishës Katolike për martesën, duke e paraqitur atë si “bashkim të qëndrueshëm ndërmjet një burri dhe një gruaje”.
Ai ka shfrytëzuar mundësinë për të folur për paqen, drejtësinë, lirinë fetare dhe nevojën për diplomaci ndërkombëtare. Duke ndarë përvojat e tij nga jetesa dhe udhëtimet në Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut, Papa ka theksuar rëndësinë e njohjes dhe respektit për popujt dhe kulturat e ndryshme.