Vinicius Junior po negocion ende për rinovimin e kontratës me Real Madridin, por po bën lojë të dyfishtë, sepse agjentët e tij po flirtojnë me Arabinë Saudite.
Presidenti Florentino Perez e ka kuptuar këtë, sidomos sepse braziliani po rrit pretendimet.
Klubi madrilen beson se paga e Vinicius nuk duhet të kalojë 20 milionë euro në vit. Sulmuesi aktualisht fiton 17 milionë euro në vit me kontratën që nënshkroi në vitin 2022, një shumë e ngjashme me atë të Kylian Mbappe.
Perez nuk po nxitohet. Ai mendon se Vinicius në fund do të vendosë të vijojë në “Santiago Bernabeu” dhe nuk ka ndërmend t’i ofrojë aq sa do.