Mbrojtësi legjendar brazilian i Real Madridit, tashmë ambasador i klubit, vendosi të rikthehet në veprimin e diskutueshëm që shënoi derbin katalanas mes Espanyolit dhe Barcelonës.
Ai nuk e priste që komenti i tij të shkaktonte një ortek reagimesh në rrjetet sociale. E postoi, qeshi, më pas e fshiu, por ishte tepër vonë.
Debati tashmë është regjistruar gjerësisht në rrjetet sociale. Ishte minuta e 79-të e ndeshjes. Espanyol luftoi me të gjitha forcat për të ndaluar Barcelonën, e cila e kishte titullin e La Liga pranë. Lamine Yamal, po ruante topin kur Leandro Cabrera e goditi në gjoks gjatë një përplasjeje.
Veprimi dukej konfuz, por arbitri César Soto Grado kontrolloi VAR-in dhe nuk hezitoi: një karton i kuq direkt për qendërmbrojtësin e Espanyol.
Ky përjashtim i arbitrit shkaktoi zemërim te Espanjol. Klubi ka postuar një mesazh të qartë në rrjetet sociale: “VAR-i është i nevojshëm”, duke shprehur pakënaqësinë e tyre për vendimin e arbitrit. Me një lojtar më pak, Espanyol nuk mundi ta pengonte Barçën të festonte me 2-0 dhe të siguronte një tjetër titull para përfundimit të sezonit.
Mes rrëmujës u shfaq Roberto Carlos. Ish-lojtari ndau një postim nga blogu i ‘Tifozëve të Real Madridit’: “A ju duket kjo si një karton i kuq? Vjedhja e fundit e Negreira në La Liga,” shkruante faqja e Real Madrid, ndërsa Carlos si mbishkërim vendosi disa “emoji” duke qeshur.