Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan i cili ishte i pranishëm në Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian të mbajtur në Tiranë, është lideri i parë që është larguar nga Shqipëria.
Ai qëndroi vetëm pak orë, ku mbajti fjalën e tij në sesionin e parë të samitit dhe më pas është larguar drejt Rinasit.
Presidenti turk mësohet të ketë pasur një takim gjatë qëndrimit të tij në Tiranë me kancelarin gjerman Merz.
Pas takimit dhe fjalës së mbajtur në sesionin e parë të Samitit, Erdogan nuk ka qëndruar për drekën që liderët po konsumojnë, por është larguar drejt aeroportit.