Ballina Bota Sulmoi me thikë shkrimtarin e njohur duke e verbuar në njërin sy,...

Sulmoi me thikë shkrimtarin e njohur duke e verbuar në njërin sy, dënohet me 25 vite burgim autori

23
0

Një gjykatë në New York ka dënuar me 25 vite burg Hadi Matarin, 27-vjeçarin që sulmoi me thikë shkrimtarin Salman Rushdie në vitin 2022, duke e lënë atë të verbër në njërin sy.

Ngjarja ndodhi gjatë një ligjërate që Rushdie po mbante në Institutin Chautauqua, ku Matari e goditi atë mbi 10 herë në kokë dhe trup. Rushdie, i cili nuk ishte i pranishëm në seancën e shpalljes së vendimit, kishte deklaruar më herët se besoi se do të vdiste nga plagët e marra.

Përpara se të dënohej, Matari e quajti Rushdien “hipokrit”. Ai u shpall fajtor për përpjekje për vrasje dhe gjithashtu u dënua me 7 vite shtesë për plagosjen e një burri tjetër që ndodhej në skenë me shkrimtarin.