Ballina Kronika Aksident në Tiranë, motori përplaset me automjetin, dy persona në spital në...

Aksident në Tiranë, motori përplaset me automjetin, dy persona në spital në gjendje të rëndë

27
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë.

Një motor me të cilin udhëtonin dy persona është përplasur me një automjet pranë shkollës “Ismail Qemali” në Bulevardin “Zhan Dark”.

Si pasojë e përplasjes të dy personat që udhëtonin me motor kanë pësuar dëmtime të rënda.

Në vendngjarje ndodhet forcat policore dhe ambnulanca që po kryen transportimin në spital të tyre.

Njoftimi i policisë:

Me datë 17.05.2025, rreth orës 19:15, në bulevardin “Zhan D’ark”, automjeti me drejtues shtetasin L. M., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin J. I dhe pasagjer shtetasin A. M.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit J. I dhe A. M, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.