Ballina Lifestyle Bella Hadid shkëlqen në Londër me fustan të bardhë në lançimin e...

Bella Hadid shkëlqen në Londër me fustan të bardhë në lançimin e parfumit “Orebella”

28
0

Supermodelja e njohur Bella Hadid ka tërhequr gjithë vëmendjen në festën e lançimit të aromës së saj të re, “Orebella”, e mbajtur në Londër.

E veshur me një fustan elegant të bardhë që theksonte hijeshinë dhe linjat e saj, Bella shfaqej më rrezatuese se kurrë.

Veshja që zbulonte dekoltenë e theksuar e bëri atë qendër të mediave dhe rrjeteve sociale, ndërsa prezantonte me krenari parfumin e saj të parë. “Orebella” përfaqëson një hap të ri në karrierën e saj si sipërmarrëse në botën e aromave luksoze.

Fansat dhe të pranishmit u mahnitën jo vetëm nga parfumi, por edhe nga prezenca e saj glamuroze.