Ballina Kronika GJKKO e kishte dënuar me 8 vjet burg për grup të strukturuar...

GJKKO e kishte dënuar me 8 vjet burg për grup të strukturuar kriminal, kapet në arrati 32-vjeçari nga Lazarati

36
0

Një 32-vjeçar nga fshati Lazarat është arrestuar nga policia në Gjirokastër, pasi ishte në kërkim prej disa kohësh. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Posaçme me 8 vite burg për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal dhe kundërshtim të urdhrit të policisë.

Sipas SPAK, të riut i kanë mbetur edhe vetëm 6 muaj burg për të përfunduar dënimin.

Ai ishte në arrati, ndërsa kapja e tij u bë në kuadër të një operacioni të organizuar nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.