Ballina Sport Kontratë 5-vjeçare, Real Madrid zyrtarizon Dean Huijsen

Kontratë 5-vjeçare, Real Madrid zyrtarizon Dean Huijsen

0
85

Real Madrid  dhe AFC Bournemouth kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit Dean Huijsen, i cili ka firmosur me ‘Galaktikët’ për pesë sezonet e ardhshme, nga 1 qershori 2025 deri më 30 qershor 2030.

Në moshën 20-vjeçare, Dean Huijsen është tashmë një lojtar i kombëtares spanjolle dhe ka luajtur në Serie A të Italisë me Juventusin dhe Romën, si dhe në Premier League me Bournemouth.

Dean Huijsen është nominuar për çmimin ‘Lojtari i Ri i Vitit’ në Premier League për sezonin 2024-2025. Me idhull Sergio Ramos, djaloshi i lindur në Amsterdam më 14 prill 2005 e ka plotësuar tanimë ëndrrën për të qenë pjesë e Real Madrid, teksa ka dalë nga moshat e Malagas, para se Juventusi ta afronte te të rinjtë dhe t’i jepte besimin për të luajtur në ekipin e parë.