Ballina Kosovë ​Krasniqi: Takimi me presidenten ishte i kotë

​Krasniqi: Takimi me presidenten ishte i kotë

18
0

Deputetja e Nisma Social Demokrate, Arbëresh Krasniqi, shprehet e shqetësuar për mungesën e gatishmërisë për të dalë nga kriza, duke paralajmëruar mungesë edhe më të madhe të deputetëve nëse situata vazhdon kështu.

Ajo thotë se takimi me presidenten ishte thuajse i kotë dhe thekson se për qëndrimet e Nismës flet Fatmir Limaj.

Krasniqi: Do të ketë edhe mungesë më të madhe të deputetëve

“Do të ketë edhe mungesë më të madhe të deputetëve sepse nuk po shihet një gadishmëri që të dilet nga kjo situatë e cila është krijuar dhe e cila është të jetë e pakëndshme dhe njëkohësisht tejet e dëmshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Dëgjoni ne e pamë që takimi me presidenten thuajse ishte i kotë dhe ideja se çka ai mund të ketë folur në takimin me presidenten sigurisht që është në domenin t’iu përgjigjet aleancës, ndërsa vazhdoj të them se për qëndrimet e Nismës flet zotri Limaj”, tha ajo.