Ballina Politika Nëntë kuti votimi nga diaspora të parregullta, Celibashi: Në 99% të rasteve...

Nëntë kuti votimi nga diaspora të parregullta, Celibashi: Në 99% të rasteve mungojnë zarfet B!

21
0

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në konferencën për mediat nga Parku Olimpik ku po numërohen votat e Diasporës thotë se 9 kuti me zarfe nga jashtë vendit janë të parregullta.

“Ka dokumentacion që ka ardhur nga jashtë, është i parregullt. Është në mungesë të zarfit. Mungojnë zarfat B që ne kemi dërguar, sepse një pjesë e votuesve kanë dërguar vetëm zarfin A. 2596 raste të adm në kuti, kur 99.99% lidhen me mungesën e zarfit B”.

Kjo shpjegon se përse aktualisht në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i zarfeve të numëruar rezulton më i madh se shifra totale e zarfeve.

Në disa raste, emigrantët nuk e kanë futur zarfin A në zarfin B, por e kanë vendosur direkt në zarfin e DHL-së. Për këto raste, KQZ po mban procesverbale manualisht. Në fund, të dhënat do të reflektohen në sistem.