Nga Roland Lami
Së pari, megallomania. Mentaliteti mos bëj aleanca me asnjë me idenë që ta marr të gjithë pushtetin vet mbas zgjedhjeve u demostrua si te PD dhe partitë e reja. Duke synuar të gjithë pushtetin vet jo të ndash pushtet para zgjedhjeve për të akumuluar më shumë mbas zgjedhjesh karakterizoj strategjitë e opozitës..Këtë bëri PD duke mos bërë aleancë së paku me asnjë parti të dal nga Partia Demokratike. Inatet, prepotenca, qejf mbetjet e shkuara, miopia elektorale apo identiteti i ashtëquajtur ideologjik iu zbehu analizën e ftohtë elektorale. Shiko ku janë sot. Shumë më ndryshe do të ishte rezultati i humbjen për PD nëse do kishte në koalicion “Euroatlantikët”, “Mundësia” dhe “Djathtas për Zhvillim”. E njëjta logjik vlen edhe për partitë e vogla, që e kishin domosdoshmëri maksimizimin e votave për ti bërë ball efektit të formulës D’Hont dhe ajo që është më e rendësishme, luftës frontale të binomit PS dhe PD.Ata duke menduar si parti të mëdha nuk ndan pushtet për të përqëndruar mbas zgjedhjeve më shumë pushtet por bën të kundërtën. Më së shumti u çiftëzuan por nuk bën një front anti – establishment duke siguruar vetëm 5 mandate . Nëse do ishin bashkë do kishin sot së paku 15 mandate.
Së dyti, personalizimi i së keqes. Teza qëndrore përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore për Partinë Demokratike ishte: “Rama largohu”, “Rama kryebandit”, “Rama narkoshteti”, pra i gjithë problemi lokalizohej te individi duke nënkuptuar largimin i tij sjell shpëtimin e zgjedhjeve dhe rifunksionimin normal të sistemit politik në Shqipëri Jo më kot, deri vonë, ishte sllogani i PD, zgjedhje me Ramën kryeministër nuk ka.
Tezë e ngjashme në thelb u manifestua te partitë e vogla. Fajin e ka Rama dhe Berisha, dyshja autoritare kanë kapur çdo hallkë të sistemit,largimi i të dyve sjell rikthimin e demokracisë dhe shpresën. I gjithë ligjërimi në fushatë ishte i përqëndruar te teza e personalizuara e dy liderve historik Rama dhe Berisha. Populizëm i pastër si te PD dhe partitë e reja asgje në thelb ndryshe.
Së treti, fushata “One Man Show”. Si Partia Demokratike dhe partitë e reja e përqëndruan fushatën te liderat politik. Në mediat kryesore dhe rrjetet sociale spikaste figura kryesore e partisë jo ekipet. Partitë e reja nuk bën dallim nga Partia Demokratike në ndërtimin e imazhit.
Së katërti, kultura e dorëheqjes. Qëndrimi i lidërshipit të PD dhe partive të reja është i ngjashëm në raport me qëndrimin ndaj rezultatit. Pavarësisht objektivave “pranverë e dytë” thonte lideri i PD do jenë këto zgjedhje, “uragan votash mbi 70 mandate ” deklaronte lideri i “Shqipëria bëhet”, kushtëzojmë formimin e qeverisë mbas zgjedhjeve shprehej lideri i ” Nisma Thurrja” apo ” do tu vëmë rruspën oligarkëve mbas zgjedhjeve” deklaronte drejtuesi i partisë ” Lëvizja Bashkë”, sot asnjëri prej tyre nuk mban përgjegjësi për rezultatin e dobët. Asnjë doreheqje deri tani as te PD por as te partitë e reja.
Së pesti, kultura e fajësis së tjetrit jo të vetes. Nga PD deri te partitë e vogla, atakojnë narkoshtetin, shitblerjen e votës, politizimin e admimistratës publike, intimidimin e zgjedhësve nga bandat dhe efektin e sistemit zgjedhor për rezultatin e dobët. Të gjithë këto faktor kanë ndikimin e tyre dhe është e nevojshme të denoncohen që të minimizohet roli i tyre në zgjedhjet e 2027 por kjo nuk fsheh problemin kryesor, përformancën e dobët të partive opozitare. Kultura 34 vjecare e partive politike që fajin e shohin jashtë jo brenda ka infektuar edhe partitë e reja.
Shkurt, partitë e reja në vite eksperiencë dhe moshë nuk arrijnë të bëjnë dallimin nga partia më e madhe opozitare. Ata shfaqin të njëjtat simptoma si partia kryesore, prandaj dështuan, pasi vetëm fjalën kanë të rinjë, në mendësi janë po aq të plakur si Partia Demokratike.