Ballina Kosovë Pas largimit të Taravarit nga qeveria, Albin Kurti mbështet besnikët e Mickovskit

Pas largimit të Taravarit nga qeveria, Albin Kurti mbështet besnikët e Mickovskit

24
0

Arben Fetai, Azir Aliu, Syrja Rashidi, Feta Alimi dhe figura tjera të ASH-së që janë kundër lëvizjeve të fundit të Arben Taravarit janë mirëpritur sot nga kryeministri Albin Kurti.

“Në agimin e kësaj dite, së bashku me disa miq të idealit nga Aleanca për Shqiptarët, morëm rrugën drejt Prishtinës, duke përshkuar autostradën “Arbën Xhaferi”, një rrugë që për ne nuk është thjesht infrastrukturë, por simbol i lidhjes sonë shpirtërore dhe kombëtare.

Aty në Prishtinë, zhvilluam një bisedë vëllazërore me mikun tonë, Albin Kurti. Ajo që na bashkon sot, më shumë se kurrë, është vizioni dhe ideali ynë i përbashkët për progres dhe zhvillim, një ideal që s’njeh kufij, as pengesa”, ka shkruar Arben Fetai kryetar i Kuvendit të ASH-së dhe njëherazi zv.kryeministër në Qeverinë e Maqedonisë