Ballina Politika Rama konferencë për shtyp me Macron: Privilegj i veçantë që mikpritëm dje...

Rama konferencë për shtyp me Macron: Privilegj i veçantë që mikpritëm dje samitin. Marrëdhënia me Francën ka hyrë në një fazë të re

26
0

Konferenca e përbashkët e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

“Ndjesi e jashtëzakonshme qe presidenti francez në një kohë kaq të shkurtër viziton Tiranën sërish. Na jep shumë krenari për këtë shtysë të fortë që marrëdhënia e Francës me Shqipërinë ka hyrë në një fazë të re dhe të panjohur më parë. Është një privilegj i veçantë që Shqipëria mikpriti komunitetin politik europian dhe që së bashku me presidentin dhe një grup vendesh e kemi shtyrë këtë projekt në pikën ku tanimë ka konsensus të plotë nga të gjithë dhe po krijohet një substancë në marrëdhëniet mes vendeve europiane.
Më vjen shumë mirë që falë këtij bashkëpunimi kemi rrugët për të sjellë ekselencën franceze në vendin tone.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, theksoi rëndësinë e Shqipërisë në procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe rolin e saj udhëheqës në rajon.

“Vendi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është i rëndësishëm. Dua të shpreh bindjen time për ribashkimin e kontinentit europian, për t’i bërë bashkë ballë sfidave të përbashkëta,” deklaroi Macron.

Presidenti francez vlerësoi progresin që ka bërë Shqipëria në rrugën e integrimit dhe theksoi mbështetjen e plotë të Francës në këtë proces.

“Shqipëria ka bërë shumë përparime dhe jam i lumtur për mandatin e qartë që morët. Rruga juaj është shumë e qartë. Franca do të jetë krah jush në këtë rrugë dhe në këto reforma, dhe do të sigurohemi që puna juaj të vlerësohet,” u shpreh Macron.

Në përmbyllje, ai vlerësoi modelin që Shqipëria po përfaqëson në rajon.

“Shqipëria tregon udhën në mënyrë të shkëlqyeshme,” tha presidenti francez, duke nënvizuar angazhimin e Francës për të qenë një mbështetës i fortë i Tiranës në procesin e integrimit europian.