Ballina Sport Ricardo Moniz flet për veprimet e Xhakës: Të marrë shembull nga Xherdan...

Ricardo Moniz flet për veprimet e Xhakës: Të marrë shembull nga Xherdan Shaqiri

13
0

Trajneri i Zurich-ut, Ricardo Moniz, ka folur për veprimet e Taulant Xhakës dhe fyerjet që i ka bërë ai ndaj Zurich-ut, pasi Baseli e fitoi titullin në fundjavën e kaluar.

Trajneri ka thënë se Xhaka duhet të marrë shembull nga Xherdan Shaqiri.

“Ai është futbollist, model për fëmijët. Ai nuk e kupton punën e tij.

Ai do të duhej të jepte shembull nëpërmjet lojës dhe kualiteteve të tij, por nuk e ka bërë. Baseli e ka fituar titullin me meritë dhe së fundmi na mposhti. Xhaka duhet të marrë shembull nga Shaqiri.

Ai ka më shumë klas. Baseli na ka kërkuar falje”, ka thënë Moniz.