Ballina Politika Siguroi dy mandate/ “E pamundura, ndodhi”, Shehaj: Thyem një mur që dukej...

Siguroi dy mandate/ “E pamundura, ndodhi”, Shehaj: Thyem një mur që dukej i pakalueshëm. Puna fillon tani!

0
31

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku shprehet se ‘e pamundura, ndodhi’.

Shehaj siguroi dy mandate, të për cilën shprehet se është ‘thyer një mur që dukej i pakalueshëm’, ndërsa shton se ‘puna e vërtetë fillon tani’.

Ndër të tjera, Agron Shehaj falënderon votuesit, vëzhguesit, kandidatët dhe këdo që e ka mbështetur.

Reagimi i Shehaj:

E pamundura, ndodhi.

Pavarësisht frikës së mbjellë natë për natë, pavarësisht një sistemi të ngritur për të mos lënë askënd të ri të ngjitet, pavarësisht propagandës, pushtetit dhe establishmentit.

Luftuam, u përballëm dhe ia dolëm.

Dy mandate. 50 mijë qytetarë që na besuan. Pa premtime boshe. Pa lojëra. Pa pazare. Pa “më jep të të jap”. Kemi thyer një mur që dukej i pakalueshëm. Por puna e vërtetë fillon tani.

Ne do të jemi aty, me zë, me fakte, me qëndresë. Për çdo qytetar që na dha votën. Për çdo shqiptar që pret më shumë.

Për të gjithë ata që na kanë ndjekur nga larg, që kanë shpresuar, por nuk kanë besuar plotësisht se ndryshimi ishte i mundur…

Nuk ka më kohë për të qëndruar spektatorë apo për të pritur një shpëtimtar. Ejani! Bashkohuni me ne!
Me mbështetjen tuaj, çdo gjë është e mundur. Partia Mundësia është opozita e shekullit 21. E ndershme. E vërtetë. Moderne. E vendosur.

Një opozitë që sheh nga e ardhmja, një e ardhme që na përfshin të gjithëve. Faleminderit nga zemra çdo votuesi, vëzhguesi, koordinatori, kandidati, kandidati nga diaspora, ambasadorëve të Partisë Mundësia, pjesëmarrësve në takime dhe të gjithë atyre që na kanë mbështetur, haptazi apo në heshtje.
Faleminderit të gjithëve!