Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, dhe së bashku kanë bashkëkryesuar tryezën e liderëve me temën “Një Evropë e hapur me kufij të sigurt”.
Osmani theksoi se Kosova dhe Kroacia kanë qenë ndër udhëheqësit e këtij diskutimi të nivelit më të lartë evropian, ku u trajtuan sfidat e migrimit, çështjet e mobilitetit dhe fuqizimit të të rinjve.
“Ndërsa sfidat ndryshonin nga një shtet në tjetrin, një gjë ishte e qartë: përkushtimi për garantimin e sigurisë dhe sundimin e ligjit mbetet kyç për politika të duhura dhe zgjidhje afatgjata,” shkroi Osmani pas ngjarjes.