Ballina Politika “Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar e 33 viteve”, Berisha: Do dokumentojmë çdo...

“Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar e 33 viteve”, Berisha: Do dokumentojmë çdo dhunim të vullnetit të shqiptarëve! Kemi prova të manipulimeve monstruoze më votën e diasporës

31
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp. Ai ka akuzuar Partinë Socialiste dhe qeverinë për manipulime të votës së diasporës në zgjedhjet e fundit.

Berisha theksoi se ato ishin të shoqëruara me “krime elektoralë” që ndikuan në rezultatin e kutive të votimit, duke e konsideruar këtë proces si të gabuar dhe larg vullnetit të lirë të shqiptarëve në diasporë.

“Kemi prova të manipulimeve monstruoze më votën e diasporës. Ne po ndjekim procesin, pra qëndrimi në proces është domosdoshmëri që buron nga respekti për ligjin. Rezultati në kutitë e votimit është i tëri i gabuar nga kriminelë elektoral të PS e nuk ka të  bëjë me vullnetin e lirë të shqiptarëve në diasporë. Kam bindjen më të thellë se faktori ndërkombëtar do të qendrojë i palëkundur në mbrojtje të votave të shqiptarëve.

Janë të paktë ata që për hir të karriges së Ramës do të pranonin të sakrifikonin votën e lirë të shqiptarëve. Do të dokumentojmë çdo blerje e dhunim të hapur e të fshehur të ligjeve të vendit.

Zgjedhjet ishin farsa më e shëmtuar e 33 viteve në Shqipëri. Kjo është e vërteta”, tha ai.