Ballina Kosovë Aksident i rëndë në Prizren, humb jetën një 19 vjeçare, plagosen dy...

Aksident i rëndë në Prizren, humb jetën një 19 vjeçare, plagosen dy të tjerë

25
0

Një aksidenti rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Pouskë të Prizrenit.  Policia ka konfirmuar se si pasojë një 19-vjeçare ka ndërruar jetë, kurse dy persona të tjerë janë lënduar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi deklaroi për mediat se nga të lënduarit, njëri prej tyre ka lëndime të rënda.

“Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Një 19-vjeçare ka vdekur si pasojë e lëndimeve, ndërsa dy tjerë, njëri (25-vjeçar) ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa tjetri (27-vjeçar) lëndime të lehta trupore”, ka njoftuar zëdhënësi policor.

Ai ka shtuar se në vendngjarje kanë dal patrullat e njësisë së trafikut rajonal, emergjenca, zjarrfikësit, hetuesit dhe Prokurori kujdestar.