Policia e Tiranës ka arrestuar një 67-vjeçar pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe kanosje.
Mësohet se 67-vjeçari me inicialet A.T., ishte shpallur në kërkim më 29 Prill 2025.
67-vjeçari akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme hetimore.