Ballina Sport Panik në MMA/ Nxirret nga ringu me barelë, luftëtari shqiptar humb ndjenjat

Panik në MMA/ Nxirret nga ringu me barelë, luftëtari shqiptar humb ndjenjat

6
0

Arijan Topallaj, sportisti shqiptar i garave ekstreme në kafaz, humbi ndjenjat në ndeshjen ndaj Denis Frimpong. Në sfidën e MMA në “Oktagon”, Topallaj u mund me “nokaut teknik”, ndërsa u dërgua menjëherë në spital.

Topallaj, në një postim në rrjetet sociale, i premtoi të gjithë mbështetësve se do rikthehet së shpejti.

“Falënderimi i qoftë Allahut për gjithçka. Çfarë sporti i çmendur që bëj, por e dua këtë gjë me gjithë shpirt. Edhe pse mbrëmja nuk shkoi siç ishte planifikuar, një gjë mund ta them me zemër të pastër: E lashë gjithçka në kafaz. Që nga raundi i dytë, trupi im nuk më dëgjoi më.

U thye fizikisht. Nuk e di në fund të ditës pse ndodhi kjo, por një gjë e di: Kam dhënë gjithçka në përgatitje dhe në luftë. Ndonjëherë është thjesht e pashpjegueshme – pse, për çfarë, nga se. Por Zoti ka plane më të mëdha sesa mund t’i kuptojmë ndonjëherë. Faleminderit ekipit tim, vëllezërve të mi, familjes sime dhe secilit prej jush që qëndroni pas meje. Keni qenë aty që nga fillimi dhe vazhdoni të jeni, pavarësisht gjithçkaje. Për këtë nuk kam fjalë, vetëm mirënjohje. Koha jonë do të vijë. Inshallah. Si do të vazhdojë më tej? Nuk e di ende. Kjo do të shihet në javët në vijim. Shihemi së shpejti, vetëm dashuri për të gjithë. Faleminderit nga zemra”- shkruajti ai.