Eurodeputeti Fredi Beleri ka hedhur akuza të forta ndaj kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, të cilit i kërkon të përshpejtojë procesin e numërimit të votave.
Komentet Beleri i bëri gjatë një interviste në emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku tha se në gjithë shtetet e mëdha të botës, votat numërohen për 1 ditë e gjysmë, ndërsa në Shqipëri, 1 milionë e gjysmë vota po numërohen për më shumë se një javë.
Ai tha gjithashtu se opozita duhet të zgjedhë të tjera metoda për të treguar se është gati për të sakrifikuar gjithçka, në të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
“Këto probleme, shtetet europiane kanë të paktën 200 vite që i kanë zgjidhur. U thashë edhe në fillimet e bisedës sonë. Ça po numërojnë akoma? Kemi 7 ditë, për një orë do jetë e diel. Ça numërojnë, një milionë e gjysmë vota, ça bën ai Celibashi, nuk ka turp? Ça po numërojnë? Në Indi i bëjnë për një ditë e gjysmë, në Kinë për një ditë. Ça po numërojnë? Janë miliarda vota. Cili shtet i Europës, cili shtet që thotë jemi Europë dhe i numëron për një javë?
Tubimet, demonstratat, janë një proces deri në ditën e zgjedhjeve. Kur bëhen zgjedhjet, nuk mund të bëhen më protesta, por duhen gjetur mënyra të tjera. Dhe mënyrat janë për të treguar se opozita nuk është aty për të ruajtur karriget e veta, por të jetë gati për të sakrifikuar gjithçka për të bindur qytetarët që kjo nuk është rruga e duhur për të vajtur Shqipëria në BE”, tha mes të tjerash Beleri.