Ish-zëvendëspresidentja e Amerikës, Kamala Harris i ka uruar shërim të shpejtë, ish-presidentit Joe Biden, pas diagnozës me kancer të prostatës.
Harris shprehet e pikëlluar për këtë lajm, por thekson se Bideni do ta përballokë këtë sfidë me të njëjtën forcë, qëndrueshmëri dhe optimizëm që gjithmonë kanë përcaktuar jetën dhe udhëheqjen e tij.
“Doug dhe unë jemi të pikëlluar kur mësuam për diagnozën e kancerit të prostatës të Presidentit Biden.
Ne e mbajmë atë, dhe gjithë familjen e tij në zemrat dhe lutjet tona gjatë kësaj kohe”, ka theksuar ajo.