Nga Ilir Muharremi
Shoqata “Gjergj Kastrioti” në Zvicër, gurthemeli i përkushtimit tonë ndaj trashëgimisë dhe shpirtit kombëtar, organizon me krenari një ekspozitë pikturash kushtuar epikës dhe vizioneve të Skënderbeut. Kjo iniciativë lindi nga bindja se arti është pasqyra më e pastër e shpirtit njerëzor, dhe se figura e Gjergj Kastriotit nuk është vetëm një kapitull historie, por një paradigma e përjetshme e lirisë e vlerave universale. Çdo pikturë në këtë ekspozitë përbën një meditacion estetik: me paletën e ngjyrave, artistët ndërtojnë një hapësirë ku koha dhe hapësira bashkohen në triumfin e guximit. Skënderbeu, heroi i lindur nga dëshira e pashuar për pavarësi, paraqitet jo vetëm si luftëtar, por si filozof i betejës për të drejtë: sfida e tij përbën metaforë të brendshme mbi njeriun që kërkon qëllim dhe moral në çdo epokë.
Në dimensionin filozofik, vepra artistike bëhet reflektim mbi tensionin ndërmjet individit dhe kolektivit, ndërmjet kujtesës historike dhe projektit të së ardhmes. Skënderbeu simbolizon vetveten si urë midis këtyre dy polariteteve: vullneti i pathyeshëm për të mbrojtur identitetin përkon me nevojën për të dëgjuar zërat bashkëkohorë, për t’u marrë me sfidat e tanishme me të njëjtin kurajë dhe integritet. Lavdërojmë thellësisht Shoqatën “Gjergj Kastrioti” për vizionin e saj të guximshëm: ajo jo vetëm mirëpret artistë nga diaspora dhe vendlindja, por krijon një forum ku arti, filozofia dhe historia ndërthuren me një sinergji frymëzuese. Është meritë e saj që Skënderbeu, figura madhështore e rezistencës dhe dritëshkrimit kombëtar, ringjallet në tablotë tona si një dritë udhërrëfyese, që na fton të kërkojmë veten, të ripërtërijmë besimin në vlera dhe t’i japim kuptim thellësisht njerëzor aspiratës për liri. Artistët që prezantojnë veprat e tyre në ekspozitë janë: Heroi i Kosovës Agim Ramadani prezanton një pikturë për Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Teknika vaj në pëlhurë. Titulli: “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”. Portreti paraqet Skënderbeun në profil me konture të qarta dhe një sfond toke të ngrohtë, që thekson vendosmërinë e heroit.Paleta luan me tonet e terrakotës dhe kafenë e thellë, ku shiriti i kuq me detaje të artë dhe mjekra e bardhë ngrenë kontrastin dhe simbolikën e fuqisë. Estetika rimendon frymën e portretistikës klasike europiane, me balancim kompozicional të përpiktë dhe një ndjesi monumentale që transmeton elegancë dhe stoicizëm. Ardian Pepa, “Skënderbeu Fryma e Lirisë”. Skulptura prej allçi të tonuar në bronz portretizon një hero në lëvizje, ku shkëlqimi i materialit sjell një dritë të butë mbi fytyrën e vendosur. Kontrasti mes ngjyrave të kuqërremta të bronzit dhe hijes së thellë në bazament përçojnë ndjesinë e forcës dhe vendosmërisë. Drita qe depërton në fytyrë dhe drapëri thekson lojën estetike të një bashkëveprimi, karakter-shpirt, kostum dhe muskul. Portreti i Gjergjit i punuar në detaje shprehë atë fuqinë dhe madhështinë e personazhit .Augustin Pergega, “një dritë shprese” me teknikë akril në pëlhurë 80×60 cm përdor tonalitete të buta dhe kontraste të lehta për të pasqyruar Skënderbeun si një dritë shprese në errësirë. Ndriçimi i figurës nga poshtë krijon hije dramatike që theksojnë dimensionin shpirtëror. Poashtu portreti në profil i heroit me një shikim të mprehtë ngërthen fuqinë e brendësisë si intelektual poashtu edhe luftarake. Idealet e lirisë dhe rezistencës, duke afirmuar trashëgiminë kombëtare në një dimension mitik. Butrint Morina, “Heroi” Figura prej rezine me pigment kameleon (60×15×20 cm) lëviz mes ngjyrave të ndryshueshme, duke reflektuar përjetshëm frymën e lirisë. Kontrasti i efekteve optike në sipërfaqen e punimit krijon një iluzion të jetës së gjallë të heroit. Skulptura portret e Skënderbeut paraqitet në një stil modern e abstrakt, me forma të lakuara që ngjajnë me flakë, duke i dhënë figurës një energji shpërthyese dhe të gjallë. Ngjyra metalike e purpurt me ndriçim të theksuar nën dritën e diellit shton një efekt dramatik dhe mbinjerëzor te figura e heroit.Mjekra e gjatë dhe kapela me majë të përthyer lidhen me ikonografinë tradicionale, por janë interpretuar lirshëm për të theksuar fuqinë dhe shpirtin luftarak. Bujar Vani & Evis Kabilo, “ISKANDERBEG” prezanton skulpturë modelazhi tekno mermer i tonuar (95×40×30 cm) i bën jehonë madhështisë së statujës historike, ku ngjyrat e tonuara nxjerrin në pah detajet e fytyrës sidomos te mjekra format e vogla gjeometrike, pastaj sytë, vetullat, thellësitë e fytyrës fuqizohen me shprehje gjeometrike. Kontrasti mes sipërfaqeve të lëmuara dhe atyre më të papërpunuara nënvizon tensionin mes fuqisë ushtarake dhe natyrës njerëzore. Daors Hoxha, “Përkrenarja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”. Punimi tregon përkrenaren me theks në detaje metalike, ku ngjyrat e argjendta kundër sfondit të errët krijojnë një kontrast mbresëlënës. Ky fokus në pajisjen mbrojtëse e rikthen në jetë rolin simbolik të mburojës. Dorina Ukgjini, “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”.Vaji në kanavacë 97×130 cm ngërthen në tonet e kaltra dhe të gjelbra një energji natyrore që lidhet me përkushtimin e heroit ndaj tokës së tij. Kontrasti i ngjyrave të ftohta me dritëzat e ngrohta në fytyrë përçon një ndjesi humanizmi. Dussi Sadriji, “Portreti i Gjergj Kastriotit”. Akril në karton 120×90 cm paraqet Skënderbeun në ngjyra të forta, me hije të thella që i japin thellësi figurës. Kontrasti mes ngjyrës së gjakut (e kuqe) dhe sfondit neutrale forcon ndjesinë e heroizmit. Etmond Balja prezanton përkrenaren e Skënderbeut prej bronzi të errët, shfaq një kokë dhie të fuqishme me brirë të gjatë të lëmuar të hollë, duke krijuar një efekt tridimensional. Rrathët dekorativë rreth bazës, të pasuruar me motive gjeometrike dhe florale të gdhendura me precizitet, dëshmojnë për nivelin e lartë të mjeshtërisë artizanale. Si emblemë, brirët simbolizojnë forcën, kurrizorin e pandalshëm dhe lidhjen mistike me tokën, duke vënë në pah karakterin heroik dhe mitologjik të Skënderbeut. Fatmir Dragusha, “Stema e Kastriotëve”. Akril 88×70 cm në karton masiv mbart ngjyrat tradicionale të familjes: e kuqja, e bardha dhe e zeza. Kontrasti i ngjyrave ushqen ndjesinë e krenarisë dhe trashëgimisë. Florim Shaqiri paraqitet titullin e veprës “ Skënderbeut, dimensioni 100×75 cm. Instalacion, teknika: mëndafsh &poliester. Vepra shfrytëzon kontrastin e ngjyrës së zezë dhe lëkundjet e materialit për të krijuar një relief dramatik, ku drapëria e mëndafshit dhe poliestrit tërheq dritën në mënyrë teatrale mbi konturet e portretit. Në anën e majtë shfaqet simboli i Skënderbeut, ndërsa në të djathtë portreti i tij zgjerohet organikisht nga valët e tekstilit, duke sugjeruar fuqinë e heroit që ngrihet mbi sfondin e turbulencave. Kjo ndërthurje e teknikës dhe kompozimit krijon një atmosferë kontemplative, ku historia dhe moderniteti bashkohen në një vizion homogjen dhe emocional. Gëzim Muriqi, “Beteja e Skënderbeut” shfaq një vizatim, dhe një gravurë. Teknika: laps kimik dhe gravurë në granite të zi. Ngjyrat e kuqe të thella dhe hijet e zeza manifestojnë një ritual ekzistencial ku shkëlqimi i armëve kundër terrenit të njollosur ngrit pyetjen: cili është kuptimi i sakrificës njerëzore për liri? Në qendër, Skënderbeu mbi kali me kapele me brirë dhie dhe shpatë lart ndërthuret si arketip i vendosmërisë heroike, duke inkurajuar reflektim mbi tensionin mes individit dhe komunitetit. Linjat e dendura të kalorësve dhe mburojat e gdhendura me përpikëri, së bashku me siluetën e fortifikuar të Krujës në sfond, krijojnë një peizazh ku çdo kopështë e shigjetë bëhet metaforë për pyetjet që ngritëm ndaj historisë dhe vetes; frymëzimi nga Frazzeta shton një patos transcendent, duke lidhur traditën me një vizion origjinal që mishëron unitetin shqiptar. Gabriella Thaqi Memaj, “Gjergj Kastrioti”. Vaj në pëlhurë 60×80 cm përdor nuanca të gjelbra, kafe, te kuqe për të lidhur heronjtë me natyrën e Shqipërisë. Kontrasti mes pjesës së ndriçuar të fytyrës dhe sfondit të pasur krijon thellësi emocionale. Gjergj Kola, “Heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në veprën e tij puna e Gjergj Kolës paraqet Skënderbeun në një kompozim epik, ku figura e tij ngrihet me frymë lirike ndaj sfondit të kaltër, të kuq në formë shqiponje, që simbolizon paqen e merituar. Kontrasti mes dritës së artë në stolitë e mbretit dhe hijeve dramatike në mantelin e tij përforcon ndjesinë e madhështisë dhe respektit.. Irena Toma, “Skënderbeu” Vaj në pëlhurë 80×60 cm (2025) përdor nuanca të ngrohta dhe të ftohta për të sjellë një reflektim të brendshëm të heroit. Kontrasti mes fushave të mëdha bojë dhe detajeve të holla siguron një imazh meditativ. Irfan Grajqevci, “Skënderbeu” me teknikën vaj mbi kanavacë 90×120 cm përdor konturet e theksuara për të nxjerrë në pah karakterin e fortë. Ngjyrat e gjalla dhe kontrasti mes dritës së fytyrës dhe sfondit të errët intensifikojnë prani në hapësirë. Jacqueline Bislimi, “The Knight” shfaq kanavacë 140×90 cm sjell një Skënderbe të përqendruar, me një paletë ngjyrash kafe, të zezë, që theksojnë vendosmërinë e heroit. Përdorimi i këtyre ngjyrave kundrejt sfondit të ftohtë dhe me ngjyra neturale krijon një kontrast emocional mes nderimit dhe rigorozitetit. Jalldeze Mustafa, “Frymëmarrja e Epokës” vjen me teknikë të kombinuar në formën 65×65 cm përdor elementë të zi dhe të bardhë për të treguar Skënderbeun si frymëmarrje të kohës. Kufijtë e paqartë të figurës krijojnë kontrast me sfondin e qëndrueshëm, duke theksuar përjetësinë e legjendës. Përkrenarja duke u mbrojtur nga shpata, shprehë atë murin, fuqinë, pa mposhtjen e një Akili të fuqishëm. Jeton Lleshi, “Shënimet e Gjergjit mbi fuqin e tretë galaktike”Krijimi i telajos 55×45 cm përdor ngjyrë argjendi dhe hije të zeza për t’i dhënë heroit një dimension futuristik. Kontrasti mes elementeve historike dhe atyre abstrakte thekson pamjen e pavdekshme. Kushtrim Sylejmani prezanton Skënderbeun me teknikën Akril në pëlhurë. Dominojnë ngjyrat neutrale si hiri, e zezë, e bardh. Mjekra e gjatë, shikimi i tij i mprehtë paraqitet në fiksonin e intelektualit, strategut. Duket si një mendimtar i thellë. Marigona Toma, “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” akril 90×70 cm zgjedh një paletë që përfshin ngjyrat të pastra dhe një prekje të ngrohtë portokalli, simbol i lavdisë dhe asaj gjaku të derdhur për liri. Kontrasti i tonaliteteve nxit një ndjesi dinamike dhe freskive. Nagip Tashi, “Gjergj Kastriotit Skënderbeu”. Portreti në vajë (70×50 cm) përdor nuanca të ngrohta dhe hije natyrore për të krijuar një afeksion intim me figurën e heroit. Cilësia e ngjyrave të djegura krijon kontrast midis pjesëve të ndriçuara dhe atyre të mbuluara nga hijet reflektuese. Naser Dushnica paraqet përkrenaren e Skënderbeut mbi të cilën është mbivendosur një shkrim i gravuar në masën e bakrit i cili është një titull nderi që rrjedh nga latinishtja “Imperare” i bie të sundosh ose komandosh. Punimi u realizua me makinë shkrimi “Typeëriter art”. Pren Berisha, “Beteja e Albulenës”. Akril 60×75 cm përdor tonalitete të zbehta kombinuar me shpërthime të kuqe e të verdhë për të ilustruar tronditjen e betejës. Kontrasti i ngjyrave tregon tensionin mes forcave dhe epërsinë heroike. Rexhep Leci, “Zoti ynë”. Akril, 100×100 cm eksploron formën e Skënderbeut nëpërmjet gjeometrive dhe nuancave të kthjellëta. Kontrasti mes vijave të ashpra dhe hapësirave boshe krijon një interpretim modern të figurës legjendare. Refki Gollopeni, “Skënderbe” shfaq teknikën akril mbi kanavacë 100×80 cm përdor ngjyrë të kuqe si simbol të gjakut dhe flakës së lirisë, ndërsa linjat plastike të figurës krijojnë një kontrast të ashpër me sfondin e qetë. Ky Skënderbe paraqitet i vendosur, me shikim përpara, në kulmin e gatishmërisë për betejë. Sak Muji, “Gjergji ynë apo pasaporta jonë kombëtare”. Kompozimi prej mermeri dhe qeramike (73×53 cm) kombinon nuancat natyrale të shkëmbit dhe tonalitetet e bardha të qeramikës për të simbolizuar qëndrueshmërinë kombëtare. Ky mozaik shpirtëror reflekton nuanca të thella të artit. Kontrasti mes strukturës së ashpër dhe sipërfaqes së butë pasqyron dualitetin epik-njerëzor të heroit. Valeriana Krasniqi, “Shpirti dhe hija e Gjergj Kastriot Skënderbeut” prezanton mixed media në format 120×150 cm shfrytëzon shtresat e materialeve për të portretizuar heronjtë si një prani dhe mungesë njëkohësisht. Hijet e thella dhe shkëlqimi i ngjyrave metalike nxisin reflektim mbi trashëgiminë shpirtërore të Skënderbeut. Visar Kryeziu vjen me dy grafika. “Në një vijë me Gjergj Kastriotin” shtrihet si një meditacion estetik, ku një linjë e palëkundur shpreh vetë qenien e heroit në thjeshtësinë e formës.“Kthimi i Gjergj Kastriotit” shpërthen në ngjyra dhe dritë, duke krijuar një panoramë ku tensioni i betejës dhe triumfi shpirtëror shkrijnë njëkohësisht në një vizion sy estetik. Bashkë, këto dy vepra ngjallin një filozofi të të qenit dhe rizbulimit: nga hapat e parë të një vize minimaliste në lëvizje, në epopenë kaleidoskopike të ringjalljes, heroi mbetet përjetësisht locus i lirisë dhe i krijimit të kuptimeve të reja.