Bien rrjetet telefonike në Spanjë, vetëm 4 javë pasi vendi u përball me një “blackout” total.
Rrjetet si Movistar, Orange, Vodafone, Digimobol dhe O2 janë aktualisht jashtë funksionit. Siç shkruajnë mediat e huaja, klientët e kanë të pamundur të kryejnë telefonata, marrin mesazhe apo të përdorin internetin e tyre si pasojë e shkëputjes që raportohet të ketë ndodhur rreth orës 05:00 të kësaj të Marte.
Problemi ka prekur qytetet kryesore si Madrid, Barcelona, Malaga, Valencia, Murcia, Seville apo Bilbao. Ka një sërë ankesash prej qytetarëve në adresë të kompanive telefonike, ku shumica prej tyre nuk punojnë dot.
Kujtojmë se thuajse 1 muaj më parë, Spanja dhe Portugalia mbetën në errësirë pas ndërprerjes së energjisë elektrike për një kohë relativisht të gjatë, që paralizoi jetën e gjithësecilit për banorëve të këtyre shteteve, por dhe të turistëve. Shkaku i ndërprerjes së energjisë mbetet ende i paqartë, edhe u dyshua për sulm kibernetik.