Ballina Kronika GJKKO shpall vendimin për ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, ja me sa...

GJKKO shpall vendimin për ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, ja me sa vite burg e dënoi

0
25

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka. Trupa përbëhej nga gjyqtarët Erjon Çela, Bibe Ndreca dhe Rudia Palloj.

Trupi gjykues vendosi dënimin me 4 vite burg për Zarkën, me gjykim të shkurtuar ish-kryeprokurori u dënua me 2 vite e 8 muaj burgim.

Gjithashtu, Aurel Zarka nuk mujnd të ushtrojë funksione publike për së paku pesë vite. SPAK kishte kërkuar që Zarka të dënohej me 6.4 vite burgim.

Aurel Zarka, ish-kryeprokuror i Vlorës akuzohet si i përfshirë në dosjen “Toyota Yaris”.