Ballina Bota Presidenti Maduro vë gishtin mbi mafian shqiptare: Janë arrestuar 38 mercenarë, ndërhynë...

Presidenti Maduro vë gishtin mbi mafian shqiptare: Janë arrestuar 38 mercenarë, ndërhynë në zgjedhjet e Venezuelës

32
0

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, i cili u betua për një mandat të tretë pas rizgjedhjes së tij të diskutueshme në korrik 2024, e lidhi mafian shqiptare në Ekuador me një plan për të sabotuar zgjedhjet rajonale dhe legjislative të dielën e ardhshme në vendin e Karaibeve.

“Tani janë arrestuar 38 mercenarë të rinj. Mafia shqiptare, që sundon Ekuadorin, dërgoi disa nga mercenarët e saj të trajnuar për të vendosur bomba në Venezuelë. Mafia shqiptare është kapur, i kemi, u janë sekuestruar tre telefona dhe po flasin”, – tha presidenti në një takim me komandën e lartë ushtarake të transmetuar nga kanali shtetëror Venezolana de Televisión (VTV).

Maduro tregoi se mafia shqiptare dërgoi mercenarë të dyshuar në Venezuelë pas vizitës në Ekuador në prill të biznesmenit amerikan dhe ish-oficerit ushtarak Erik Prince, themeluesit të kompanisë private Blackëater, tani të quajtur Academi, i cili i ofroi administratës së Daniel Noboas mundësinë për të ofruar trajnime sigurie për policinë dhe forcat e armatosura.