Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, në konferencën e sotme për media në Prishtinë ka kërkuar zhbllokim të situatës në Kuvendin e Kosovës dhe formim sa më të shpejtë të institucioneve.
“Kosova ka nevojë për institucione funksionale që mund t’i zbatojnë në mënyrë efektive reformat. Prandaj i inkurajoj të gjitha palët që të tejkalojnë ngërçin politik dhe të formojnë sa më shpejt një qeveri, në mënyrë që Kosova të përfitojë nga mbështetja jonë”.
Kallas tha se Kosova mund të jetë përfituese nga Plani i Rritjes me institicione të formuara: “Përparimi mund të arrihet vetëm përmes reformave të vazhdueshme. Plani i Rrritjes i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor është një mundësi e madhe për integrim gradual në tregun e përbashkët evropian që po sjell mirëqenie për qytetarët”.
Kaja Kallas e cila erdhi për vizitë në Kosovë pasi një të tillë e zhvilloi në Beograd, pohoi se BE ka nisur t’ia heq gradualisht masat Kosovës. për këtë tha se është angazhuar personalisht me vendet anëtare të BE-së. Sipas saj, heqja e masave është e kushtëzuar me deskalim të qëndrueshëm në Veri.
“Si shenjë e përkushtimit tonë mund të shpall këtu se BE ka nisur gradualisht t’i heq masat të vendosura në korrik 2023. Vendimi hap dyert për mundësi më të mëdha për zhvillimin e Kosovës e po ashtu edhe për lidhje më të ngushta me BE-në. Por është i kushtëzuar me një deeskalim të qëndrueshëm në Veri. Mbyllja e strukturave të përkrahura nga Serbia në Veri minon përpjekjet drejt esaklimit” ka theksuar ajo.
Kallas ka shtuar se normalizimi është prioritet kyç: “Ju jeni partner i barabartë në tavolinë. Si përfaqësuese e lartë do të vazhdojë ta mbështes këtë proces dhe për ata që dyshojnë në proces le të jem e qartë normalizimi i raporteve tuaja është rruga e vetme për një të ardhme prosperuese për njerëzit e këtij rajoni. Stabiliteti varet nga dialogu jo nga konfrontimi”.