Ballina Aktualitet LAJMI I FUNDIT/ Ndërron jetë në moshën 58-vjeçare Artan Lame

LAJMI I FUNDIT/ Ndërron jetë në moshën 58-vjeçare Artan Lame

29
0

Ka ndërruar sot jetë në moshën 58-vjeçare Artan Lame.

Mësohet se ai ka ndërruar jetë në Gjermani pas një ndërhyrje në zemër.

Ka ndërruar sot jetë në moshën

Artan Lame lindi në vitin 1967. Ai ishte publicist, opinionist dhe koleksionist shqiptar, studiues i historisë shqiptare, veprimtar i shoqërisë civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare. Gjithashtu, veprimtar politik i Partisë Socialiste dhe funksionar shtetëror.

Funksionet shtetërore që ka mbajtur:

1999-2000: Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës.

2000-2002: Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.

2002-2005: Zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit.

2013-2019: Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t (Agjensia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale).

2019- 2023: Drejtor i Përgjithshëm i ASHK (Agjensia Shtetërore e Kadastrës).