Ballina Opinion Ata që të sollën në atë detyrë duhet ti denoncosh me urdhër...

Ata që të sollën në atë detyrë duhet ti denoncosh me urdhër tani. Po Arkend Balla rrinte aty çdo ditë? Se mos ka pas ndejtë edhe Jurgis Cyrbja!

0
410

Nga Artur Llana

Emërimi i drejtorit të policisë së Durrësit, është përmendur nga media si emërim i Ergys Agasit, njeriu që ndërtoi dhe mbrojti pernadorinë e drogës që nuk ka mbaruar ende, që ende kanë miliona në puseta. Të paktën ka një çlirim dhe jo kompromis për jetën për një gazetar që është terrorizuar, me familjen, nga drejtorë hipoteke, nga palaço me adresa falso, në OSHEE, në Ujesjellës, në Port, te djali tezes Taulant Ballës, i arrestuar, por i liruar për mungesë provash, pasi tërmeti nuk  kishte dijeni për drejtorin, nga drogaxhinj  dhe hajdute të ekstraduar nga Anglia, nga ata që i rrahin gratë dhe i nxjerrin lokalëve sa ti dalë droga. Edhe një here që bëra denoncim në polici, ai i shkreti pa u degjuar nga askush vrau veten!

Nuk të kam njohur kurrë dhe as dua të njoh, sepse në natyrën time nuk funksionojnë drejtorët e policisë që janë kthyer në sherbesë lajmesh për mediat dhe kriminelët që i emërojnë dhe nuk i kërkojnë llogari. Mund ta gjeja emrin kollaj , po nuk dua, nuk dua për atë që kam dëgjuar për ju. Në telefonon tënd nuk e ke numrin tim dhe fat që edhe une nuk e kam shënuar edhe pse kam tri media. Nuk kam pritur kurrë klikime nga krimi. Ke ca numra gazetaresh që pi kafe në lokale ku bën dhe pazare lajmesh.

Kam ditë që po të ndjek me vëmendje. Nuk është se sapo ke ardhur. Nuk jam marrë kurrë me kronikë të zezë, po unë e di mirë që policët e Durrësit dhe aq më shumë drejtuesit më shumë se kronikë të zezë kanë prodhuar kronika vjedhjesh dhe krimesh ne vite.

Kam një pyetje drejtor që merakosesh për video në rrjetet sociale se kush e rrahu fëmijën se mirëprisni informacione të tilla, se kush rreh gruan dhe  këtë e bëni edhe më mirë me inspektorët e lagjes ( ka ngelur edhe njeri beqar). Po kur vjedh votën a ke vjedhur një popull që të paguan edhe ty?

Drejtor unë jam mësuar të pyes publikisht dhe dua të më kthesh përgjigje publikisht, thjeshtë për të qenë i saktë me veten. Po nuk ktheve është më mirë se vërteton gjërat e mija. Kam edhe pyetje te tjera më pas!

-A je i emëruar në Durrës nga ndikimi i këtij klanit në fjalw siç kanë thënë mediat dhe jo unë?

-A ke njohje me personat që janë arrestuar dhe a të ka ndodhur edhe rastësisht për relaks apo edhe për qetësimin tënd, jashtë krimit, të kesh qenë me ato në tavolinë?

-E njeh Ergys Agasin, e ke takuar dhe a ke kontakte të rregullta?

-Drejtor, a jeni drejtuesi që mbuloni Gjirin e Lalëzit si polici, lokalet atje, nga elementi i krimit dhe a dinit që atje  ishte krijuar një çerdhe kriminelësh që në emër të biznesit po vendosnin zgjedhjet në Durrës?

-Drejtor a ka funksionuar policia në këtë zonë dhe a kishit dijeni ju që atje egzistonte një grup kriminal, me persona në kërkim,  për të ndikuar në zgjedhje?

-Drejtor, në fakt po respektoj institucionin se është turp të thuash ty drejtor, a e dije se në atë lokal ka bërë fushatë edhe Jurgis Cyrbja dhe së fundi edhe Arkend Balla?

-A keni informacione drejtor nga strukturat e policisë që Arkend Balla takohej me elementin kriminal në këtë lokal me ndermjetësinë e një tjetër grupi që priste të merrte financime për  restortin turistik me lejen e Emirjano Sakos?

-Drejtor, si prind që më është plaçkitur familja vetëm para 10 ditesh, te dera shtëpisë si kërcënim pas shkrimit që botova se PS po vjedh zgjedhjet dhe nuk gjen një palaço lagje, te jap të drejtë se bashkëpunojnë me  policët, po ama të mos dish se me çfarë rri një kandidat, të mos dish se çfarë po ndodh në qytetin, ku vetë ata të kanë emëruar, ky është turp, ose “nderi” që të plasi në dorë.

Të kam mbajtur turpin sot, të kam mëshiruar, ta qaj hallin, po ti vjedhësh njerëzve shpirtin me kriminelë (vota eshte shpirti), një zot e di si e përkthen SPAK. Kaq për sonte! Besoj që do kesh mirësinë ti japësh përgjigje këtyre pyetjeve, siç nxjerr një palo komunikatë për hajdutë lagjesh. Ke vjedhur shumë këtë radhë, ose ke ruajtur ata që kanë vjedhur shumë më shumë. Mandatin tim e ka zoti në dorë, si ty kam kaluar me dhjetra, edhe hajdutë votash. Besoj të mos jesh pjesë e tyre!