Ballina Rajoni ​Epidemia e leptospirozës përhapet në Sarajevë

​Epidemia e leptospirozës përhapet në Sarajevë

17
0

Autoritetet e qarkut në Sarajevë kanë shpallur epideminë e leptospirozës pasi u konfirmua se sëmundja u shfaq në fund të prillit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se situata epidemike vlen për të gjithë qarkun e Sarajevës, megjithëse sëmundja më parë ishte konfirmuar kryesisht në mesin e banorëve të dy vendbanimeve në komunën Novi Grad.

Vendimi i nënshkruar nga ministri kompetent, Enis Hasanoviq, parasheh detyrimin për raportimin e të gjitha rasteve të dyshimta, dezinfektimin e automjeteve të transportit publik dhe rritjen e larjes së rrugëve dhe trotuareve, higjienën e parqeve dhe mbikëqyrjen e posaçme të grumbullimit të mbeturinave.

Instituti i Shëndetit Publik të Qarkut konfirmoi më herët gjatë ditës se deri më tani janë konfirmuar 17 raste.

Përhapja e infeksionit ndodhi për shkak se deratizimi sistematik, siç përcaktohet me ligj, nuk u krye në zonën e Sarajevës nga viti 2021 deri në mesin e vitit 2024, gjë që çoi në një rritje të pakontrolluar të numrit të brejtësve në zonat urbane.

Leptospiroza është një sëmundje infektive e shkaktuar nga bakteret e gjinisë Leptospira. Më së shpeshti transmetohet përmes kontaktit me ujin, tokën ose ushqimin e kontaminuar me urinën e kafshëve të infektuara, veçanërisht të brejtësve.

Infeksioni ndodh kur bakteret hyjnë në trup përmes lëkurës ose mukozës së dëmtuar – sytë, hundën, gojën.

Simptomat përfshijnë temperaturë të lartë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, lodhje dhe të vjella, dhe në raste më të rënda mund të shfaqen dëmtime të mëlçisë dhe veshkave dhe inflamacion të membranave të trurit (meningjiti).

Leptospiroza e pa trajtuar mund të ketë pasoja të rënda, duke përfshirë vdekjen, raporton KosovaPress.

Ekspertët këshillojnë shmangien e kontaktit me sipërfaqet potencialisht të kontaminuar dhe mirëmbajtjen e higjien