Ballina Kosovë Kajas shkon me helikopter në Mitrovicë, takon përfaqësuesit e EULEX: BE do...

Kajas shkon me helikopter në Mitrovicë, takon përfaqësuesit e EULEX: BE do heqë masat ndaj Kosovës

34
0

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, është duke vizituar misionin e EULEX-it në Mitrovicë.

Ajo e ka bërë këtë me dije përmes një postimi në rrjetin social Instagram. “Ditën e kam nisur me një vizitë në qendrën e EULEX-it në Mitrovicë”, ka shkruar Kallas.

Në anën tjetër, një ditë më parë ajo ishte në Prishtinë, ku u takua me krerët e partive politike.

Gjatë një konference për media në Prishtinë, Kallas theksoi se Bashkimi Evropian ka filluar procesin e heqjes së masave të vendosura ndaj Kosovës.