Ballina Aktualitet Nuk ka më pritje/ Ndërron jetë Artan Lame, lajmin e jep nëna...

Nuk ka më pritje/ Ndërron jetë Artan Lame, lajmin e jep nëna e tij

0
24

Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, një nga figurat e njohura të jetës publike shqiptare.

Lame ndërroi jetë në Mynih të Gjermanisë pas një ndërhyrje të vështirë në zemër.

Nëna e Artan Lames ka konfirmuar ndarjen nga jeta e të birit tij saj këtë të premte.

“Te nderuar shoke , miq dhe dashamires. Nuk me ben dora te shkruaj per humbjen e te shtrenjtit , djalit tim te dashur Artan Lame . Po ky moment i mallkuar erdhi dhe me shoi ate shprese qe mu ngjall dje. Shpresoja sepse me premtoi qe do kthehej,“ ….-nuk e kam mendjen te e nesermja (qe do operohej) jam mire , jam i qete por po perqendrohem te Muzeu.” Edhe nga gjumi ta zgjoje per Muzeun fliste.Kur Tanin te ma sjellin ketu do t’ju bejme te ditur procedurat e metejeshme” (sic), ka shkruar Diana Lame.