Pamjet e mëposthme tregojnë operacionin policor të zhvilluar ditën e djeshme në qytetin bregdetar të Durrësit. Në kuadër të këtij aksioni, policia bëri me dije se janë arrestuar shtatë persona, tre prej tyre të cilësuar me rrezikshmëri të lartë. Në pranga janë vënë Xhevdet Plaku, Flobens Mecia, Voltan Xhani, Jugert Xhani dhe tre persona të tjerë të cilët akuzohen për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Xhevdet Plaku i njohur dhe si “Akili”, u arratis në janar të këtij viti nga burgu i Ankonës në Itali, ku po vuante dënimin për trafik droge. Në momentin e arrestimit, Plakut iu gjet një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje.