Ballina Kulturë Shikuesit e “Netflix” të ‘tmerruar’ nga pamjet e një filmi me përmbajtje...

Shikuesit e “Netflix” të ‘tmerruar’ nga pamjet e një filmi me përmbajtje s*ksi: Mbizotërojnë skenat p*rnografike

0
23

Shikuesit e Netflix  janë “tmerruar” sa fundmi nga një film i cili ka më shumë se 80% përmbajtje seksi. Sipas DailyMail, disa nga shikuesit u detyruan ta linin filmin në mes.

“Burning Betrayal” u shfaq premierë në vitin 2023 dhe është bazuar në romanin me të njëjtin emër të Sue Hecker.

Me protagonistë Leandro Lima, Giovanna Lancellotti dhe Camilla de Lucas, drama është plot me skena emocionuese që disa shikues i kanë konsideruar të tepërta.

“Vetëm dy njerëz që ngasin motoçikleta dhe bëjnë seks. A e pashë pesë herë? Sigurisht që e pashë,” shkruante dikush, e ndërsa një tjetër shprehej: “Filmi ishte më shumë ‘pornografik’ sesa entuziast.”

Mirëpo kishte të tjerë të cilët komentuan pozitivisht rreth tij.

“Muzika ishte fantastike dhe kishte artistë që më duhej t’i kërkoja në Google sepse nuk kisha dëgjuar për ta, veçanërisht më pëlqeu kënga e IZA-s, Dona De Mim. Kinematografi e mrekullueshme dhe njerëz të mrekullueshëm. Meqenëse kritikët e shqyenin, e dini që ia vlente ta shihja,” tha dikush e ndërsa një tjetër u shpreh: “Filmi është shumë sensual me një histori me ndikim që la mundësinë e vazhdimit.”

Kjo vjen pasi filmi i harruar i regjisorit fitues të çmimeve James Cameron u cilësua si ‘shkëlqim në një nivel krejt të ri’ kur më në fund u shfaq në Netflix .

Sipas sinopsisit, ky triller plot emocion ndjek një grua që “e sheh tradhtinë e të fejuarit të saj si një mundësi për një zgjim seksual”, dhe veprimet e saj kanë pasoja.

Sipas sinopsisit, ky triller plot emocion ndjek një grua që “e sheh tradhtinë e të fejuarit të saj si një mundësi për një zgjim seksual”, dhe veprimet e saj kanë “pasoja”.

James Cameron  është i njohur për përfshirjen e tij në filma klasikë si Titaniku, për të cilin fitoi një çmim Oskar për Regjinë më të Mirë, si dhe Avatar, i cili i dha atij një çmim Global Globe.

Një film tjetër i drejtuar nga Cameron, i cili nuk është aq i njohur, është trilleri fantastiko-shkencor i vitit 1989, The Abyss.

Filmi aventuresk ndjek një ekip zhytësish, të përbërë nga civilë, të cilët janë të angazhuar për të ndihmuar në kërkimin e një nëndetëseje të humbur.

Ed Harris, Mary Mastrantonia, Micahel Biehn dhe Dick Warlock janë ndër disa nga anëtarët e talentuar të kastit.

“The Abyss” mori një çmim Oscar për Efektet më të Mira Vizuale dhe James u vlerësua me çmimin Saturn për Regjisorin më të Mirë.