Ballina Aktualitet Tirana pret Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Botëror të Noterëve, Manja: Shqipëria,...

Tirana pret Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Botëror të Noterëve, Manja: Shqipëria, epiqendra e noterisë botërore në 2026!

25
0

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë me dije se Tirana do të jetë mikpritësja e Asamblesë së Përgjithshme të Unionit Ndërkombëtar të Noterëve (UINL) në tetor 2026, duke e kthyer Shqipërinë në epiqendrën botërore të noterisë për herë të parë në historinë e saj.

Manja, i cili e cilësoi këtë si një moment historik për sistemin shqiptar të drejtësisë.
Ngjarja pritet të mbledhë përfaqësues nga 92 vende të botës, duke sjellë në Tiranë ekspertë ndërkombëtarë për të diskutuar sfidat dhe të ardhmen e noterisë në epokën digjitale.

“Një tjetër moment historik për drejtësinë shqiptare: Tirana do të mirëpresë Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Botëror të Noterëve (UINL) në tetor 2026, me pjesëmarrës nga 92 shtete të botës!

Për herë të parë, vendi ynë bëhet mikpritës i një ngjarjeje të këtij niveli në fushën e noterisë, duke e kthyer Shqipërinë në një qendër globale të diskutimeve për të ardhmen e këtij profesioni në epokën digjitale.

Ky është një vlerësim i drejtëpërdrejtë për reformën në drejtësi dhe për përkushtimin tonë për një noteri moderne, transparente dhe të sigurt, gjithmonë në shërbim të qytetarëve.

-Një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar Shqipërinë.
-Një hap i madh përpara në forcimin e partneriteteve ndërkombëtare.
-Një dëshmi e rolit tonë aktiv në mbrojtje të sundimit të ligjit.

Shqipëria po ngjitet aty ku i takon – në hartën botërore të drejtësisë!”, shkruan Manja.