Real Madridi fitoi 2-0 kundër Real Sociedad të dielën, por lajmi kryesor ishte lamtumira e Luka Modriç dhe Carlo Ancelottit. Të dy po largohen — Ancelotti largohet menjëherë, ndërsa Modrić pas Kupës së Botës për Klube këtë verë.
Ishte një atmosferë emocionuese gjatë dhe pas ndeshjes në “Santiago Bernabéu”, dhe pas përfundimit të ndeshjes, të dy mbajtën fjalime para tifozëve. Sipas Diario AS, i pari foli Modrić.
Luka Modriç, tha: “Ka ardhur momenti që kurrë nuk doja të vinte. Ka qenë një udhëtim i gjatë. Faleminderit klubit, presidentit Florentino Pérez. Të gjithë trajnerëve, bashkëlojtarëve dhe të gjithë atyre që më kanë ndihmuar gjatë gjithë kësaj kohe. Faleminderit shumë nga zemra.
Faleminderit familjes sime — pa ta, asgjë nga kjo nuk do të ishte e mundur. Është e vështirë…
Kemi fituar shumë. Kemi pasur momente të mrekullueshme. Por trofeu më i madh që kam fituar ndonjëherë është dashuria juaj. Dashuria juaj. Nuk kam fjalë për t’ju falënderuar për gjithçka që më keni dhënë. Dua të them një shprehje që e kam parë dhe më pëlqen shumë: ‘Mos qani sepse përfundoi, buzëqeshni sepse ndodhi’. Hala Madrid y nada más.”
Carlo Ancelotti, tha: “Nuk mendoj se është e lehtë të flasësh sot. Ka qenë një nder dhe kënaqësi të drejtoj këtë klub, këtë skuadër. Së pari, dua ta falënderoj presidentin tim të dashur, Florentino Pérez. Ka qenë një përvojë e mrekullueshme, faleminderit për këto momente. Ishte fantastike ta përjetoja këtë bashkë me ju.
Është një histori e paharrueshme. Askush nuk mund të harrojë tripletën e Benzemës ndaj PSG-së, as dy golat e Rodrygos ndaj Manchester Cityt, as asistimin e Modrić. Askush nuk mund të harrojë dy golat e Joselus.
Dhe unë nuk mund të harroj asnjë ditë që kam kaluar këtu. Dhe po e përfundoj me vetëm një fjali: Hala Madrid. Ju dua të gjithëve me gjithë zemër”.