Policia ka nisur hetime penale ndaj nënë e bijë në fshatin Shën e Premte, Divjakë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj dy të afërmve të tyre, për motive të dobëta.
Të hetuarat janë L. H., 47 vjeçe dhe Xh. H., 24 vjeçe, të dyja banuese në të njëjtin fshat.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset L. H., 47 vjeçe dhe Xh. H., 24 vjeçe, nënë e bijë, të dyja banuese në fshatin Shën e Premte, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë dhunuar 2 të afërm të tyre,” – thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar masat që do të merren në vijim.