Ballina Lifestyle Hayley Atwell zbulon se ishte tetë muajshe shtatzënë gjatë xhirimeve të “Mission:...

Hayley Atwell zbulon se ishte tetë muajshe shtatzënë gjatë xhirimeve të “Mission: Impossible”

13
0

Aktorja britanike Hayley Atwell zbuloi në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon se ishte tetë muaj e gjysmë shtatzënë kur xhiroi një nga skenat e luftimit në filmin Mission: Impossible – The Final Reckoning.

“U kujdesën shumë mirë për mua, por nuk doja që një dublante ta bënte skenën në vendin tim. Kisha punuar shumë për të dhe doja ta realizoja vetë”, tha ajo, duke e quajtur këtë rrëfim një “ekskluzivitet për Fallon”.

Filmi, pjesa e tetë dhe e fundit e sagës së njohur që nisi në vitin 1996, do të sjellë përmbylljen e historisë së Ethan Hunt, rol i luajtur nga Tom Cruise. Atwell u bashkua me serinë në vitin 2023 në rolin e agjentes Grace, shkruan DailyMail.

Në planin personal, Atwell u bë nënë për herë të parë vitin e kaluar me partnerin e saj, muzikantin Ned Wolfgang Kelly, me të cilin u fejua në prill 2023. Dyshja janë tashmë të martuar, siç konfirmoi vetë aktorja së fundmi në një emision televiziv.

Aktualisht, çifti ndodhet në Kanë për Festivalin e Filmit, ku Atwell po promovon premierën e The Final Reckoning.

Bashkëshorti i saj ndau një video në Instagram, duke e quajtur aktoren “gruan time të mrekullueshme” dhe filmin “absolutisht fantastik”..