Ballina Lifestyle Heidi Baci mahnit me fotografitë e fundit në plazh

Heidi Baci mahnit me fotografitë e fundit në plazh

41
0

Modelja shqiptare, Heidi Baci, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me fotografi të fundit ku shfaqet në bikini në plazh.

Me trupin në formë dhe stilin elegant, ajo ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit e saj, të cilët e kanë vlerësuar për bukurinë natyrale dhe vetëbesimin që transmeton.

E veshur me bikini ngjyrë ulliri dhe syze dielli, Heidi pozon nën rrezet e diellit duke shijuar pushimet, ndërsa fansat vënë në dukje pamjen e saj perfekte dhe sharmin që e karakterizon.

Kujtojmë që përveç modelingut, Heidi është autore e librit me poezi “Liminal”, i cili u publikua së fundmi dhe u prit mirë nga publiku.

Postimi i Heidit u mbush me komente admiruese.