Ballina Aktualitet Helmohen 70 fëmijë në Gramsh/ Qëndresa Qytetare: Mungesa e kontrollit ushqimor, rrezik...

Helmohen 70 fëmijë në Gramsh/ Qëndresa Qytetare: Mungesa e kontrollit ushqimor, rrezik serioz për shëndetin publik

36
0

Helmimi i 70 fëmijëve nga ushqimi me salmonelë në një kopësht publik në qytetin e Gramshit është një këmbanë alarmi lidhur me sigurinë ushimore në institucionet publike si çerdhe, kopshte e spitale.

Më e rëndë bëhet situata jo vetëm nga mungesa e reagimit nga institucionet, por dhe nga tentativat për të fshehur ngjarjen, sikur të ishte normalitet, nderkohe qe 70 familje e kane kaluar naten e te 22 Majit ne spital.

Janë me dhjetra tendera që kryhen çdo muaj për furnizimin me ushqim të çerdheve dhe kopshteve në vend që nuk kalojnë në asnjë filtër, duke bërë që shëndeti i fëmijëve të jetë në dorë të babëzisë.

Qëndresa Qytetare kërkon të hetohet urgjentisht ky rast dhe përgjegjësit të vihen para ligjit.

Pak javë më parë shqiptarët mësuan se kanë konsumuar tonelata fileto pule me salmonelë, teksa AKU është kthyer në një institucion që ka dështuar të kryejë misionin e saj kryesor, parandalimin e futjes në treg të produkteve ushqimore që nuk plotësojnë standardet.

Më 11 mars 2025 AKU bëri kontroll rastësor në 1 prej 4 loteve që një kompani shqiptare solli nga Brazili, ku u kontrollua 1 kontejner me 8 ton mish.

Përgjigjen nga laboratori i ISUV për praninë e salmonelës në mostrën e marrë, AKU e mori me 21 mars, ndërsa publikun e njoftuan 1 javë me vonesë, kur ngarkesa e mishit ishte hedhur në treg.

Hetimet për këtë skandal janë në vijim, por precedenti i krijuar është i rrezikshëm, teksa më shumë se kurrë shqiptarët duhet ta kenë llogaridhënien për cilësinë e ushqimeve që blejnë më raport të drejtë me të ardhurat që shpenzojnë për ushqimin, që janë më të lartat në Evropë.

Falja e gjobave nga qeveria e rendon edhe me teper situaten e pandeshkueshmerise ne vend, por edhe te papergjegjshmerise te operatoreve private ndaj qytetareve.