Ballina Politika ‘Krimi realizoi projektin ogurzi!’ Osman Stafa: KQZ të hapë kamerat në Xhafzotaj...

‘Krimi realizoi projektin ogurzi!’ Osman Stafa: KQZ të hapë kamerat në Xhafzotaj dhe Romanat

105
0

Kryetari i degës numër dy të PD-së në qarkun e Durrësit Osman Stafa deklaron me shqetësim makinerinë shtetërore që u vendos në dispozicion të socialistëve për të marrë qarkun e Durrësit.

“Porti i Durrësit sot kontrollohet nga krimi e pushteti. Ka 3 vite që nuk ka pasur asnjë rast që të jetë goditur trafiku i drogës në dalje e në hyrje. Më 11 maj në Shqipëri nuk ka pasur zgjedhje por votime.  Zgjedhjet nuk janë vjedhur vetëm në Durrës, janë vjedhur në të gjithë Shqipërinë. Shoh një skenar të mirëorganizuar për të goditur sistemin e demokracisë. Ka pasur qytetarë që e kanë pranuar që kanë shitur votën por kanë pasur frikë të denoncojnë” tha ai në një intervistë për Syri Tv pasditen e sotme.

Stafa paralajmëroi se do i kërkojë KQZ të hapë kamerat e sigurisë në QV e Xhafzotajt e Romanat për të parë me sytë e saj rolin e bandave kriminale në Durrës.

“Shumë shpejt KQZ do i kërkoj të verifikojë kamerat çfarë kanë ndodhur në Xhafzotaj dhe Romanat ku krimi ka realizuar projektin ogurzi. Aty ka fakte e prova” tha ai.