Ballina Politika Kukësin e fitoi, Berisha: M’i vodhën votat/ PD e ankimon, kërkon ripërsëritjen...

Kukësin e fitoi, Berisha: M’i vodhën votat/ PD e ankimon, kërkon ripërsëritjen e zgjedhjeve

29
0

Partia Demokratike e ka filluar nga Kukësi kërkesën për ripërsëritjen e zgjedhjeve të 11 majit.

Ndonëse Kukësi ishte i vetmi qark që e fitoi bindshëm me rezultat, duke marrë dy mandate, PD kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve dhe ripërsëritjen e tyre.

Sipas kërkesës së selisë blu të depozituar në KQZ, në Kukës ashtu si në qarqet e tjera, ka patur shitblerje votash, përdorim të administratës zgjedhore dhe patronazhistëse, apo manipulim të votës së diasporës.

Por kjo kërkësë, shfaq qëllimin e Sali Berishës për të mos pranuar humbjen e 11 majit. Dy ditë më parë, ai zbuloi se kërkësa e radhës e tij janë qeveria teknike dhe zgjedhjet e reja. Madje duke djegur edhe rezultatet ku PD arriti të fitojë, në qarqet Kukës, Shkodër e Lezhë.

Këto kërkësa pritet të jenë të njejta dhe për çdo qark tjetër. Specitikisht për Elbasanin, Partia Demokratike ka kërkuar në KQZ ekspertizë të veçantë për rastin e Pekishtit për 10 fletë votimi të gjetura në një lokal, që për demokratët janë një tren bullgar.

Kur kanë kaluar 2 javë nga zgjedhjet, Sali Berisha nuk pranon asnjë rezultat të dalë nga 11 maji, ashtu sic nuk pranon as të dorëhiqet për humbjen.