Në moshën 55-vjeçare, supermodelja ikonë Naomi Campbell nuk po ndalet, me rastin e ditëlindjes së saj, ajo ndau një mesazh të ndjerë në rrjetet sociale, duke reflektuar mbi vitin që la pas dhe duke falënderuar për gjithçka që ka përjetuar.
Në një postim ku përfshiu fotografi nga fëmijëria deri në ditët e sotme, Naomi e përshkroi vitin e kaluar si një periudhë të “transformimit të madh”, ku njohu më mirë veten dhe besoi në fuqinë e saj.
“Ky vit ka qenë një udhëtim evolucioni, mirëkuptimi dhe rilindjeje që më ka mësuar shumë për veten time dhe kohën e përsosur të Zotit,” shkroi ajo, duke shtuar se ka kaluar momente zie, periudha mësimi dhe ka përjetuar mundësi të shumta për t’u dorëzuar përpara rrjedhës hyjnore të jetës.
Campbell theksoi se e çmon mençurinë që vjen me kohën dhe se të mësuarit nuk ka moshë:
“Të jesh i hapur ndaj të mësuarit në çdo moshë është një nga bekimet më të mëdha të jetës.”
Modelja gjithashtu foli me dashuri për fëmijët e saj, duke i quajtur “dhuratat më të mëdha që mund të marrë ndonjëherë”, dhe falënderoi nënën e saj për dashurinë e pakushtëzuar dhe për mbështetjen që i ka dhënë ndër vite.
Në fund, Naomi përmbylli mesazhin me një pohim të fuqishëm për besimin që e ka udhëhequr gjithmonë:
“Besimi është shkëmbi im, forca ime, shërimi im dhe thelbi i asaj që jam. Ai më ka mbështetur në çdo periudhë të jetës sime.”Faleminderit Zot, për udhëtimin tim deri më tani,” përfundoi ajo.