Ballina Bota ​Përmbytje në Filipine, një grua dhe dy fëmijë kanë humbur jetën

​Përmbytje në Filipine, një grua dhe dy fëmijë kanë humbur jetën

11
0

Një grua dhe dy fëmijë kanë humbur jetën të premten nga përmbytjet që goditën Filipinet jugore, njoftuan sot autoritetet lokale.

Maila Pulido (34) dhe vajza e saj Mylene (12), u përfshinë nga përmbytjet dhe u mbytën gjatë rrugës për në shtëpi në Lebak, provinca Sultan Kudarat në ishullin Mindanao, sipas gazetës Philstar.

Ekipet lokale të shpëtimit nuk arritën t’i shpëtonin ato me gjithë përpjekjet.

Më vete, tetëvjeçari Lawrence Itew u përfshi nga rryma ndërsa po notonte në një lumë në provincën Kalamansig.

Këshilli Kombëtar për Reduktimin dhe Menaxhimin e Rrezikut të Fatkeqësive ka njoftuar se përmbytjet masive si pasojë e shirave kanë prekur rreth 200 mijë njerëz në provincën jugore Maguindanao del Sur të Mindanao.