Nga Skënder Sadri KAPITI
Shqipëria pas vetëshëmbjes së komunizmit në vitin 1992, vendi prej 34 vitesh tranzicion u zhyt në një sistem korrupsioni, Shqipëria hyri dhe vazhdon të jetë shteti kampion Europe dhe ndër vendet në krye të listës botërore për korrupsion , vjedhje dhe trafikim droge; si vendi europian më i prapambeturi në Europë në rrugën e zhvillimit dhe mirëqenies; si vendi kampion për mosrealizim të standardeve demokratike dhe për largim të shtetasve të saj nga atdheu. Dhe me pak fjalë ky është orientimi që i kanë dhënë Shqipërisë deri tani në vitin 2025 politika dhe politikanët shqiptarë,por edhe vetë shoqëria shqiptare e cila është pajtuar me këtë politikë korrupsioni, janë këta që i kanë dhënë Shqipërisë këtë orientim të shtrembër deri tani në vitin 2025, në këtë tranzicion.
Shqipëria si shtet dhe si shoqëri është kapur nga korrupsioni. Autore dhe shkaktare kryesisht për këtë realitet janë politika dhe drejtësia e këtij tranzicioni të cilët i kanë dhënë Shqipërisë një orientim të dëmshëm, të padrejtë,korruptiv dhe të mbrapshtë. Zhvillimet e fundit në Drejtësinë në Shqipëri që kur po funksionon drejtësia e re,SPAK përditë e më shumë po nxjerrin në dritë falimentimin e politikës së vjetër, të qeverisë e pushtetit aktual, shoqërisë dhe të shtetit shqiptar nga korrupsioni, nga kjo plagë e rëndë, nga kjo sëmundje epidemike dhe gjithëpërfshirëse që ka kapur e paralizuar shtetin, shoqërinë dhe gjithë sistemin në Shqipëri. Shqipëria tashmë është shndërruar në një vend apo laborator eksperimental, si shembull global për kultivimin, rritjen, kulturimin dhe zhvillimin e korrupsionit, drogës dhe veseve të tjera, gjë që pothuajse ua ka bërë të pamundur karrierën dhe ekzistencën drejtësisë, lirisë, të vërtetës, fisnikërisë, burrërisë, patriotizmit, meritës dhe ndershmërisë. Politika,Shteti dhe strukturat e tij mirëfunksionojnë vetëm korruptivisht, hajdutërish, tradhtishtt dhe kriminalisht kundër interesave të qytetarëve dhe kundër interesit publik e kombëtar.
Ky tranzicion në Shqipëri ishte dhe vazhdon të jetë i dëmshëm dhe traumatik për Shqipërinë dhe shqiptarët, tranzicion që ka si orientim, që promovoi dhe që instaloi në sistem korrupsionin,padrejtësinë, antiligjin,narkoshtetin dhe hajdutokracinë politiko-pseudodemokratike. Korrupsioni në Shqipëri ishte bërë ushqim politik dhe kulturë politike masive demokratike, juridike, mediatike dhe shoqërore; korrupsioni në Shqipëri ishte bërë kulturë pandëshkueshmërie. Dhe a do ta ndryshojnë dhe a do të dalin shqiptarët , apo, a do e nxjerrin dot shqiptarët Shqipërinë në votimet e 11 Majit 2025, a do e nxjerrin shqiptarët Shqipërinë nga ky tranzicion, nga ky orientim e zhvillim i gabuar dhe i shtrembër politik, demokratik, juridik e social kaq shumë i dëmshëm dhe kërcënues për Shqipërinë? Gjërat dhe zhvillimet akoma edhe sot edhe pas zgjedhjeve të 11 Majit 2025 tregojnë se pa ndihmën e ndërkombëtarëve, sidomos pa mbështetjen vendimtare të SHBA-ve, është e vështirë, pothuajse tërësisht e pamundur që të ndëshkohet ky establishment politik korrupsioni pavarësisht se shqiptarët nuk e duan dhe as nuk e meritojnë këtë qeverisje dhe këtë elitë politike të korruptuar. Shqiptarët votojnë për demokracinë, por demokracinë, ligjin dhe shtetin shqiptar i ka pushtuar dhe privatizuar korrupsionin dhe një elitë politike e mbrapshtë.