Ballina Kronika Theu “Arrest në shtëpi”, goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi...

Theu “Arrest në shtëpi”, goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë

25
0

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi Kejvi Bendaj, 28 vjeç, banues në Panaja, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. B (H)., 34 vjeç.

Shtetasi K. B. dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin B. B. dhe i ka dëmtuar automjetin atij. Më pas, shtetasi B. B ka shkuar te banesa e shtetasit K. B., i ka dëmtuar automjetin dhe e ka kanosur atë, me një armë gjahu të cilën e posedonte pa leje.

Shtetasi B. B. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.