Trajneri Carlo Ancelotti dhe futbollisti Luka Modric sonte e kanë ndeshjen e fundit në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Të dy tashmë është e konfirmuar se do të largohen nga Real Madridi.
E tifozët madrilenë i kanë nderuar me banerë në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Real Sociedadit.
“Faleminderit legjendë”, shkruajtën për Modric dhe “Faleminderit Carletto”, shkruajtën për Ancelottin.