Ballina Kronika U arrestuan dje në Durrës, vëllezërit Xhani organizuan vrasjen e Bujar Nasufi,...

U arrestuan dje në Durrës, vëllezërit Xhani organizuan vrasjen e Bujar Nasufi, ja si ranë në “rrjetën” e hetimeve

50
0

Vëllezërit përmetarë Voltan e Jugert Xhani, të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit “Enigma” në Durrës, dyshohen të jenë të implikuar nw cilësinë e organizatorëve dhe financuesve në vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi, mbrëmjen e 12 janarit 2025 në afërsi të zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta” në Tiranë.

Raportohet se profili i AND i gjetur në një dorezë gjysmë të djegur në vendin ku autori braktisi motorin që përdori në vrasjen, do të krahasohet me profilet e AND-së së dy vëllezërve.

Vëllezërit, të cilët janë të skeduar për trafik droge në Holandë dyshohet se kishin konflikt me biznsmenin Nasufi për shkak të një prone që babai i tyre i kishte shitur. Përplasja mes tyre ka qenë e fortë dhe e vazhdueshme.

Pas zbulimit të profilit të AND-së me vendim Gjykata u vendos t’i merrej kampion nënës së dy vëllezërve me qëllim krahasimin, pasi në ketë mënyrë, Prokuroria do të mund të kishte edhe provën kryesore kundër tyre.

Bujar Nasufi u qëllua për vdekje pranë banesës së tij në sytë e gruas, teksa po parkonte automjetin. Më herët, Voltan Xhani ishte shpallur në kërkim për ekzekutimin e Elis Rroshkodol në Shkodër, pasi në servisin e tij u gjet makina që u përdor në vrasje.

Ndaj tij u ngritën akuzat “krijim i kushteve për të kryer vrasje” dhe “trafikim mjetesh motorike”. Prokuroria Shkodër po heton nëse mes vëllezërve Xhani dhe Rroshkodolit kishte përplasje për çështjet e trafikut të drogës.

Arratia e Voltan e Jugert Xhanin mori fund mbrëmjen e së enjtes në Durrës. Ata u kapën në shoqërinë e të shumëkërkuarit Xhevdet Plaku i njohur me nofkën Akili i arratisur nga burgu në Itali dhe Flobens Mecia alias Gega alias Drini anëtar organizatës kriminal të drejtuar nga vëllezërit Franc e Hajdar Çopja.